Android së shpejti do ta bëjë më të lehtë për përdoruesit sinkronizimin e pajisjeve

Teknologji

Android së shpejti do ta bëjë më të lehtë për përdoruesit sinkronizimin e pajisjeve

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Google po përgatitet të prezantojë një veçori të re në lidhje me lidhjen e pajisjeve Android të lidhura me një profil të vetëm.

Është diçka e ngjashme me veçorinë ekzistuese të “Continuity” të Apple, e cila i lejon përdoruesit të marrin telefonata me iPhone përmes Mac dhe iPad, për sa kohë që janë të lidhur në të njëjtin rrjet.

Lidhja e të gjitha pajisjeve Android me një profil Google do të mundësojë funksione të tilla si ndërrimi i thirrjeve dhe ndarja e internetit.

E para flet shumë për emrin e saj, ndërsa e dyta do të jetë një mënyrë e thjeshtë për të ndarë rrjetin e pajisjes kryesore me pajisjet e tjera Android, njësoj si një hotspot.

“Screenshot” sugjeron që funksioni Call Switching do të funksionojë në telefona të ndryshëm Android, ndërsa zgjidhja e Apple nuk lejon pranimin e thirrjeve nga një iPhone tjetër, por është i kufizuar në iPad, Mac dhe MacBook.

Edhe pse Google nuk ka njoftuar planet për një veçori të tillë, analisti Mishaal Rahman pohon se veçoria “lidhni pajisjen tuaj” do të shfaqet në nënmenunë Settings – Google – Devices & Sharing. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat