X-i i Elon Musk heq postimin e mohimit të Holokaustit

Teknologji

X-i i Elon Musk heq postimin e mohimit të Holokaustit

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 09:29
Kampi

Rrjeti social X, i njohur më parë si Twitter, ka hequr një postim mohues të Holokaustit, pas kritikave nga muzeu i Aushvicit.

X fillimisht njoftoi se postimi nuk ka shkelur rregullat.

Postimi fyes ishte një përgjigje ndaj postimit të muzeut për një vajzë hebreje trevjeçare të vrarë në dhomat e gazit të një kampi përqendrimi.

Postimi i fshirë e quajti vdekjen e saj një përrallë, dhe gjithashtu përmbante stereotipe fyese për hebrenjtë, shkruan BBC.

Rregullat e X thonë se mohimi i Holokaustit është i ndaluar. Të paktën 1.1 milion njerëz u vranë në kampin e përqendrimit të Aushvicit në Poloni, dhe pothuajse një milion prej tyre ishin hebrenj.

Muzeu shkruan se më shumë se 200 mijë fëmijë dhe të rinj ishin në mesin e të vrarëve.

Muzeu raportoi postimin e kontestuar, por ata morën një përgjigje nga X duke thënë se pas shqyrtimit të informacionit, platforma arriti në përfundimin se asnjë rregull nuk ishte shkelur.

Më pas muzeu u ankua përsëri, pas së cilës ata morën një përgjigje të re, duke pretenduar se kishte ndodhur një gabim dhe se postimi ishte hequr pas analizave të përsëritura. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat