Apple ka punuar për kufjet e realitetit virtual që nga viti 2007 kur doli iPhone-i i parë

Teknologji

Apple ka punuar për kufjet e realitetit virtual që nga viti 2007 kur doli iPhone-i i parë

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 09:32
Kufjet Vision Pro nga Apple

Ndonëse për herë parë kufjet Vision Pro nga Apple u prezantuan këtë vit, dihej se për shumë vite që kompania po punonte për një produkt të këtij lloji. Por, ajo që nuk dihej ishte se sa vite.

Tani një dokument i sapo-publikuar ka zbuluar përgjigjen e kësaj pyetjeje – të paktën që nga viti 2007, viti kur doli iPhone-i i parë.

Natyrisht, dokumenti i patentuar i vitit 2007 tërësinë e aftësive të Vision Pro. Në mënyrë specifike, përshkruan përdorimin e një kufje për shfaqjen e filmave dhe ngjarjeve sportive – por edhe atëherë, dokumenti përfshin referencë për ta bërë këtë në një mjedis të realitetit virtual dhe përshkruan disa aftësi çuditërisht të sofistikuara.

Në këtë patentë përshkruhej se si kufjet do të jepnin iluzionin e të shikuarit një film në kinema.

Kufjet e realitetit virtual Vision Pro të Apple u prezantuan këtë vit dhe do të dalin në shitje në vitin 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat