Lansohet versioni ueb i platformës Threads

Teknologji

Lansohet versioni ueb i platformës Threads

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 22:24
Threads

Platforma Threads tani është e disponueshme edhe në versionin ueb, ka njoftuar kreu i Instagramit, Adam Mosseri.

“Threads.net tani është lansuar për të gjithë. Na tregoni se çfarë mendoni”, shkroi Mosseri, i cili po ashtu drejton këtë rrjet social që është i lidhur me Instagramin.

Më herët, platforma Threads ishte e disponueshme vetëm në formë aplikacioni për përdoruesit e Android dhe iOS.

Image
Njoftimi

Lansimi në formën ueb ishte paralajmëruar prej kohësh, dhe tani më në fund ka ardhur për të gjithë përdoruesit.

Threads, shpërtheu me të madhe me numrin e përdoruesve që në ditët e para të lëshimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat