Shikoni se si duket iPhone 15 Pro në ngjyrën e re

Teknologji

Shikoni se si duket iPhone 15 Pro në ngjyrën e re

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Është çështje ditësh se kur Apple do të shpallë datën e prezantimit të serisë iPhone 15. Duket se njoftimi mund të vijë javën e ardhshme, me spekulime se data e lansimit për këtë seri është 12 shtatori. Tani një render i modelit iPhone 15 Pro në ngjyrën e re gri titan është shfaqur në internet.

Ndryshe nga paraardhësit e tyre, iPhone 15 Pro Max dhe iPhone 15 Pro do të vijnë me një kornizë titani, e cila padyshim do të ndikojë në ngjyrat e pajisjes.

iPhone 15 Pro thuhet se do të jetë i disponueshëm në gri titan dhe blu të errët, ndryshe nga modelet e vitit të kaluar ari dhe vjollcë.

9to5Mac ka publikuar një render të iPhone 15 Pro në ngjyrën e re gri titanium. Në render, telefoni ka një mbulesë mbrojtëse. Nuk dihet nëse ky do të jetë emri zyrtar i ngjyrës, por kjo është më pak e rëndësishme.

Gjithsesi, pjesa tjetër e dizajnit është në përputhje me paraqitjet e mëparshme të këtij telefoni. Kjo do të thotë që iPhone 15 Pro do të ruajë, në pjesën më të madhe, një dizajn të ngjashëm me paraardhësin e tij.

Kështu, në pjesën e përparme të pajisjes ka një ekran me një pilulë në krye, të cilën Apple e quan “Dynamic Island”. Kjo është një risi që erdhi vitin e kaluar me modelet iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max, dhe ka të ngjarë që kjo veçori të arrijë edhe në modelet e zakonshme këtë vit – iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus.

Ajo që nuk është e dukshme në këtë render dhe ajo që mësuam më herët, është ndryshimi në portën e karikimit. Kështu, Apple më në fund do të përdorë lidhësin e shumëpritur USB-Type C.

Në anën e pasme të pajisjes ka tre kamera të vendosura në një format trekëndor, i cili është identik me paraardhësin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat