Samsung Galaxy S24 Ultra mund të vijë me një ekran të sheshtë

Teknologji

Samsung Galaxy S24 Ultra mund të vijë me një ekran të sheshtë

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 19:38
msung Galaxy S24 Ultra

Seria Samsung Galaxy S24 pritet të debutojë në fillim të vitit 2024 si linja kryesore e gjigantit të teknologjisë jug-korean.

Kjo linjë, pritet të përfshijë tre modele – Galaxy S24, Galaxy S24+ dhe Galaxy S24 Ultra.

Muaj përpara lansimit, disa thashetheme në lidhje me telefonat të ardhshëm kanë bërë xhiro në internetit.

Sipas Ice Universe Galaxy S24 Ultra ka gjasa të vijë me një ekran të sheshtë, siç tregohet nga detajet në lidhje me gjerësinë e celularit prej 79 mm.

Kjo do të ishte e ndryshme nga pjesa tjetër e celularëve Ultra nga Samsung që janë lansuar me një ekran të lakuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat