OpenAI lanson versionin për biznes të ChatGPT pas reagimeve rreth çështjes së privatësisë

Teknologji

OpenAI lanson versionin për biznes të ChatGPT pas reagimeve rreth çështjes së privatësisë

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Krijuesi i ChatGPT, OpenAI, ka zbuluar një version biznesi të chatbot-it të tij me inteligjencë artificiale, ndërsa startup-i me bazë në Kaliforni përballet me përdori, ChatGPT Enterprise përmban siguri dhe privatësi të përmirësuar.

Sipas mediave të huaja, ChatGPT Enterprise përmban siguri dhe privatësi të përmirësuar.

“Ne besojmë se AI mund të ndihmojë çdo aspekt të jetës sonë të punës dhe t’i bëjë ekipet më kreative dhe produktive”, ka thënë OpenAI.

ChatGPT është kritikuar nga ekspertët e privatësisë për grumbullimin e sasive të mëdha të të dhënave të internetit, duke përfshirë informacione personale dhe të dhëna të vjedhura, pa leje.

Dhe gjigantët e teknologjisë duke përfshirë Apple, Amazon dhe Samsung kanë ndaluar punonjësit e tyre të përdorin ChatGPT në punë për shkak të shqetësimeve për sigurinë e informacionit të ndjeshëm të kompanisë.

Nisja e ChatGPT Enterprise pason lansimin nga Microsoft në korrik të Bing Chat Enterprise, i cili ofron mbrojtje më të forta të të dhënave për bizneset.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat