Apple pritet të prezantojë në shtator AirPods-at me USB-C

Teknologji

Apple pritet të prezantojë në shtator AirPods-at me USB-C

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 15:00
Apple

Apple po planifikon që gjatë eventit të shtatorit për prezantimin e iPhone 15 të lansojë edhe një palë të AirPods-ave të “përditësuara” me USB-C, sipas një raporti nga Mark Gurman i Bloomberg.

Me muaj të tërë ka pasur thashetheme lidhur me këtë, por deri më tani nuk ka pasur raportim më të qartë, transmeton Telegrafi.

Kjo do të thotë se kutia karikuese e këtyre kufjeve të përditësuara do të vijë me portin USB-C, ashtu siç pritet të vijë edhe linja e iPhone 15, në përputhje me rregullat e reja të vendosura nga BE-ja.

Sidoqoftë, ende nuk dihet nëse edhe kufjet AirPods Pro do të vijnë me këtë përditësim dhe Gurman nuk e ka specifikuar.

Në vitin 2022, analisti i Apple, Ming-Chi Kuo parashikoi që Apple do të prezantojë AirPods-at me kutinë karikuese me port USB-C, dikur gjatë këtij viti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat