Aplikacioni i WhatsApp i ridizajnuar për përdoruesit e Mac mundëson video-thirrjet në grup dhe në telefonata

Teknologji

Aplikacioni i WhatsApp i ridizajnuar për përdoruesit e Mac mundëson video-thirrjet në grup dhe në telefonata

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 06:44
Foto ilustrim

WhatsApp ka ridizajnuar aplikacionin e saj për macOS që do të bëjë të mundur thirrjet grupore në sistemin operativ të desktopit të Apple.

Tani me aplikacionin e ridizajnuar, përdoruesit mund të bëjnë video thirrje me tetë persona në grup dhe deri në 32 persona thirrje me audio, të dyja do të bëhen me metodë të sigurisë së lartë të komunikimit (end-to-end encryption). Aplikacioni ishte më parë në testim beta të hapur.

Përveç video-thirrjeve, përdoruesit mund të shpërndajnë dosje në biseda.

Tani për tani, do t’ju duhet të shkarkoni aplikacionin direkt nga WhatsApp, por Meta thotë se së shpejti do të vijë në macOS App Store. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat