Hakerat fikën dy nga teleskopët më të avancuar në botë

Teknologji

Hakerat fikën dy nga teleskopët më të avancuar në botë

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 06:45

Disa nga observatorët kryesorë astronomikë në botë janë përballur me sulme kibernetike që kanë rezultuar në mbyllje të përkohshme.

Laboratori Kombëtar i Kërkimeve të Astronomisë Optike-Infra të kuqe të Fondacionit Kombëtar të Shkencës, ose NOIRLab, raportoi se një incident i sigurisë kibernetike që ndodhi më 1 gusht e ka shtyrë laboratorin të ndalojë përkohësisht operacionet në teleskopin e tij “Gemini North” në Hawaii dhe Teleskopin Gemini South në Kili, raporton Space.com.

Teleskopë të tjerë më të vegjël në Cerro Tololo në Kili gjithashtu ishin prekur nga sulmet kibernetike.

“Stafi ynë po punon me ekspertë të sigurisë kibernetike për t’i rikthyer të gjithë teleskopët e prekur dhe faqen tonë të internetit sa më shpejt të jetë e mundur dhe janë të inkurajuar nga avancimi i bërë deri më tani”, shkroi NOIRLab në një deklaratë në faqen e saj të internetit më 24 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat