Google si duket ka caktuar datën për prezantimin e Pixel 8, seria vjen më 4 tetor

Teknologji

Google si duket ka caktuar datën për prezantimin e Pixel 8, seria vjen më 4 tetor

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 17:58
Pixel 8

Gjiganti teknologjik Google ka caktuar datën e 4 tetorit për një event ku pritet që të prezantojë serinë e re të telefonave Pixel 8.

Prezantimi i serisë do të bëhet në qytetin e New York-ut, raporton The Verge.

Kjo vjen derisa së fundmi edhe Apple ka njoftuar se do të bëjë prezantimin e serisë të shumëpritur iPhone 15, event që do të mbahet më 12 shtator.

Në anën tjetër, nuk dihet nëse në këtë event do të dalin produktet e reja sikurse Nest ose Fitbit, por këto gjithashtu janë të mundshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat