Apple thuhet se po shpenzon miliona dollarë në ditë për teknologjinë e Inteligjencës Artificiale

Teknologji

Apple thuhet se po shpenzon miliona dollarë në ditë për teknologjinë e Inteligjencës Artificiale

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 13:58
Apple

Apple po investon miliona dollarë në ditë për teknologjinë e Inteligjencës Artificiale, sipas një raporti të ri nga The Information.

Kompania thuhet se po punon në modele të shumta të AI-s në disa ekipe.

Njësia e Apple që punon në sistemin bisedor me AI quhet “Modelet Themelore”, sipas raportimit të The Information. Njësia ka “rreth 16” anëtarë, duke përfshirë disa ish inxhinierë të Google.

Ekipi drejtohet nga John Giannandrea, kreu i AI-s në Apple, që u punësua në vitin 2018 për të ndihmuar në përmirësimit e Sirit.

Ekipe shtesë në Apple gjithashtu janë duke punuar për teknologjinë e Inteligjencës Artficiale. Një njësi e inteligjencës vizuale po zhvillon një model të gjenerimit të imazheve dhe një grup tjetër po punon për “AI gjithëpërfshirëse, që mund të njohë dhe prodhojë imazhe ose video si dhe tekst”.

Këto modele mund të shërbejnë për qëllime të ndryshme. Një chatbot është duke zhvilluar që do të “bashkëpunojë me klientët që përdorin AppleCare”;një tjetër do ta bënte më të lehtë automatizimin e detyrave me shumë hapa me Siri-n.

Gjithashtu, modeli gjuhësor (LLM) më i avancuar i Apple i njohur brenda si Ajax GPT, sipas njerëzve të përfshirë në zhvillimin e tij, thonë se është trajnuar për “më shumë se 200 miliardë parametra” dhe është më i fuqishëm se GPT-3.5 i OpenAI. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat