YouTube po sjell video-lojëra

Teknologji

YouTube po sjell video-lojëra

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Në qershor, pati spekulime se YouTube ishte duke testuar një produkt të ri për t’i sjellë lojërat online në platformën e saj, dhe tani kjo u konfirmua.

Një email i cili u dërgua tek punëtorët e kompanisë i fton ata që të marrin pjesë më fazën e testimit të ofertës së YouTube, e njohur edhe si Playables. Tani, Google zyrtarisht ka njoftuar se YouTube është duke testuar video lojëra të cilat mund të luhen brenda platformës.

Duke u bazuar tek blogu i Google, YouTube po futet në video lojëra duke e ofruar këtë si ofertën e saj më të fundit eksperimentale.

Platforma do ta shtojë një seksion të ri “Playables”, e cila do përmbajë lojëra të cilat mund të luhen si nëpërmjet desktopit ashtu dhe nëpërmjet telefonit.

Prezantimi i lojërave fillimisht është i kufizuar në një numër të vogël përdoruesish të YouTube. Një nga titujt e parë është Stack Bounce, një lojë 3D me një top kërcyes që kërkon klikime në kohën e duhur për t’u futur përmes unazave. Stack Bounce veçse ekziston në shërbimin e mini-lojërave të Google, GameSnacks.

Google thotë se përdoruesit mund të shohin nëse kanë qasje në seksionin e ri të lojërave Playables duke e kërkuar atë pranë “feed-eve” standarde të videove në YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat