Apple humbi 200 miliardë dollarë në dy ditë për shkak të ndalimit të iPhone nga autoritetet kineze

Teknologji

Apple humbi 200 miliardë dollarë në dy ditë për shkak të ndalimit të iPhone nga autoritetet kineze

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Aksionet e kompanisë amerikane të teknologjisë Apple, shënuan rënie për ditën e dytë pas raportimeve se punonjësve të qeverisë kineze iu ndalua përdorimi i iPhone. Vlera e kompanisë në bursë në dy ditët e fundit me më shumë se 6 përqind ose rreth 200 miliardë dollarë.

Kina është tregu i tretë më i madh i gjigantit të teknologjisë, ku gjeneroi 18 për qind të të ardhurave totale vetëm vitin e kaluar, raporton BBC. Në këtë vend aziatik, shumica e produkteve të Apple prodhohen nga furnizuesi i saj më i madh, Foxconn.

Gazeta amerikane “The Wall Street Journal” raportoi dy ditë më parë se Pekini ka urdhëruar punonjësit e agjencive shtetërore që të mos përdorin iPhone gjatë punës dhe agjencia Bloomberg thekson se ndalimi mund të shtrihet edhe për punonjësit e organeve të tjera shtetërore.

Raportet erdhën përpara lançimit të iPhone 15, i cili do të dalë në shitje më 12 shtator. Qeveria kineze nuk ka komentuar ende këto raporte mediatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat