MacBook M3 të Apple mund të mos vijnë këtë vit

Teknologji

MacBook M3 të Apple mund të mos vijnë këtë vit

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Sipas një postimi nga Ming-Chi Kuo, analist i produkteve Apple, ka shumë gjasa që gjiganti amerikan të mos e lansojë linjën e sajë të MacBook-ëve të fuqizuar nga çipi M3 “përpara fundit të këtij viti”.

Përderisa nuk ka asnjë thashethem bindës në lidhje me periudhën se kur do t’i lansojë Apple laptopët e parë me çipat e gjeneratës së ardhshme, Mark Gurman nga Bloomberg muajin e kaluar tha se Mack-ët e “thjeshtë” me çipin M3 mund të prezantohen gjatë eventit të lansimit në tetor.

Raportet sugjerojnë se Apple mund të vendosë çipin e tij M3, i cili pritet të shfaqë një proces më efikas 3 nm, në një MacBook Pro të ri me 13 inç, laptopët MacBook Air 13 dhe 15 inç dhe një Mac Mini, raporton The Verge.

Gurman beson se ne mund t’i shohim të gjitha këto produkte të reja gjatë vitit të ardhshëm.

Nuk do të ishte aq befasuese nëse Apple do të vendoste të shtynte lançimin e MacBook-ve të saj. Vitin e kaluar, Apple nuk i prezantoi lansimet e reja Mac gjatë eventit së tetorit dhe priti deri në janar për të zbuluar MacBook Pro me çipa M2 Pro dhe M2 Max.

Por pasi që Kuo përmend specifikisht MacBook-ët në postimin e tij, kjo nuk e përjashton lansimin e një iMac-u në vjeshtën e 2023-shit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat