Apple Watch Series 9 dhe Watch Ultra 2 do të marrin sensorin e ri të rrahjeve të zemrës dhe çipin U2

Teknologji

Apple Watch Series 9 dhe Watch Ultra 2 do të marrin sensorin e ri të rrahjeve të zemrës dhe çipin U2

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Apple do t’i prezantojë Watch Series 9 dhe Watch Ultra 2 me 12 shtator në eventin “Wanderlust”.

Të dy orët e mençura thuhet se do duken të njëjta me paraardhësit e tyre, por Bloomberg pretendon se këto orë do të përdorin një version të ri të Apple të sensorit optik të matjes së rrahjeve të zemrës, në vend të sensorit të gjeneratës së tretë nga seritë e mëparshme, Watch Series 8 dhe Watch Ultra.

Watch Series 9 dhe Watch Ultra 2 gjithashtu do të marrin disa përditësime të tjera të sensorëve dhe komponentëve të brendshëm të fokusuar në shpejtësi, precizitet dhe efikasitet, raporton GSM Arena.

Për më tepër, si seria iPhone 15, ata do të vijnë me çipin e ri U2 me brez ultra të gjerë për aftësitë e përmirësuara të aplikacionit “Find My”.

Megjithatë, Bloomberg pretendon se performanca do të jetë një fokus këtë vit për Apple Watch, me gjigantin e teknologjisë me bazë në Cupertino që planifikon të “përfitojë shumë në shpejtësinë e përpunimit”. Më parë kishte thashetheme se një çip i ri i bazuar në A15 që do të fuqizojë Watch Series 9.

Orët e Apple Watch Series 9 do të ofrohen në madhësi 41 mm dhe 45 mm, ndërsa Watch Ultra 2 – që pritet të bëhet me më shumë materiale të ricikluara dhe të ketë një opsion me ngjyrë të zezë – do të vijë në një madhësi të vetme 49 mm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat