Modelet Pro të iPhone 15 pritet të vijnë me 8 GB RAM

Teknologji

Modelet Pro të iPhone 15 pritet të vijnë me 8 GB RAM

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Modelet e ardhshme sikurse iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max do të kenë të njëjtat opsione të kapacitetit të hapësirës së ruajtjes 128 GB, 256 GB, 512 GB dhe 1TB sikurse modelet paraardhëse Pro të iPhone 14, sipas firmës kërkimore tajvaneze TrendForce.

Firma kërkimore përsëriti pretendimin e saj se të dyja modelet Pro të iPhone 15 do të pajisen me 8 GB RAM ndryshe nga modelet Pro të 14 me 6 GB.

Rritja e RAM-it mund të kontribuojë në përmirësimin e performancës, veçanërisht për kryerjen e shumë detyrave.

Sidoqoftë, sipas firmës kërkimore modelet iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus do të pajisen me 6 GB RAM.

TrendForce beson se iPhone 15 Pro do të fillojë me 999 dollarë në SHBA, ashtu sikurse iPhone 14 Pro. Megjithatë, iPhone 15 Pro Max do të fillojë 1,199 dollarë, që do të ishte një rritje çmimi prej 100 dollarësh në krahasim me iPhone 14 Pro Max. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat