Procesori i ri për iPhone 15 Pro dhe Pro Max mund të luajë video lojëra me “ray-tracing”

Teknologji

Procesori i ri për iPhone 15 Pro dhe Pro Max mund të luajë video lojëra me “ray-tracing”

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 05:39

Nuk ishte aspak surprizë kur pamë Apple të prezantojë gjeneratën më të fundit të iPhone me një diferencë të konsiderueshme në brendësi të tyre mes modeleve standarde dhe atyre Pro.

iPhone 15 dhe 15 Plus fuqizohen nga procesori i gjeneratës së kaluar A16 Bionic përdorur në iPhone 14 Pro dhe Pro Max. Ndërkaq procesori i ri i prezantuar sot, A17 Pro, do të jetë ekskluzivitet i iPhone 15 Pro dhe Pro Max.

Edhe pse A16 ishte një përmirësim minimal krahasuar me A15, A17 Pro premton rritjen të konsiderueshme performance dhe efikasiteti kjo falë përdorimit të arkitekturën 3-nanometër kundrejt asaj 4-nanometër në A16.

Kujtojmë se A16 kishte 6 bërthama procesorike ku 2 ishte performance dhe 4 efikasiteti së bashku me 5 bërthama grafike dhe 16 bërthame neurale.

Image

Ndërkaq A17 Pro do të ketë 6 bërthama procesorike, ku 2 janë performance (secila 10 përqind më të shpejta) dhe 4 bërthama efikasiteti. Motori neural sipas Apple do të jetë 2 herë më i shpejtë.

Ajo që është plotësisht e re për A17 Pro janë 6 bërthamat grafike të cilat ofrojnë 20 përqind më shumë performancë duke qenë më efikase. Grafikat e reja ofrojnë mbështetje për ray-tracing në video lojëra ndërsa Apple e quajti ridizajnimin e tyre më të madhin në historinë e grafikave Apple.

Duke qenë se iPhone tashmë ka një portë USB, çipi mundëson shpejtësi transferimi deri në 10Gbps përmes USB-C. /PCWorld Albanian

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat