Ora më shtrenjtë Apple Watch Ultra 2 vjen me procesorin e ri dhe një ekran me ndriçim të lartë

Teknologji

Ora më shtrenjtë Apple Watch Ultra 2 vjen me procesorin e ri dhe një ekran me ndriçim të lartë

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 05:46
Apple Watch Ultra 2

Apple prezantoi orën inteligjente flagship më të fundit, Watch Ultra 2. Dizajni është shumë i ngjashëm me gjeneratën e parë të Apple Watch Ultra, që do të thotë se ndryshimet e mëdha kanë ndodhur në brendësi.

Njëlloj si Series 9, Ultra 2 vjen me procesorin e ri Apple S9 SIP, i cili ka katër bërthama neurale si dhe gjeneratën e dytë të çipit të lokalizimit Ultra Wideband.

Falë procesorit të ri bëhet e mundur përpunimi i kërkesave të Siri direkt në pajisje si dhe një gjurmim më preciz. Motori neural është 25 përqind më i saktë.

Image

Në pjesën e jashtme, ora ka një ekran të përmirësuar me ndriçim që arrin deri në 3000 nits, ose 50 përqind më shumë sesa modeli origjinal Ultra.

Apple pretendon se me një karikim të vetëm ora reziston për 36 orë, ose në Low Power Mode për 72 orë. I reziston ujit deri në 40 metra thellësi. Vjen me një Night Mode falë sensori të dritës.

Image

Edhe pse Watch Ultra 2 ka marrë një përditësim hardueri, ndryshimet e mëdha pritet të vinë në formën e watchOS, sistemit operativ që sjell mini-aplikacionet, ikona të reja, opsion të reja hartash dhe ushtrimesh.

Watch Ultra 2 do të shitet për 799 dollarë nga data 22 Shtator. /PCWorld Albanian

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat