Publikohet data e lansimit të vivo T2 Pro

Teknologji

Publikohet data e lansimit të vivo T2 Pro

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Seria T2 e vivo përmban 2 telefona – T2 dhe T2x. Ky numër do të rritet në 3 javën e ardhshme teksa vivo ka njoftuar se do lansojë edhe vivo T2 Pro fillimisht në Indi me 22 shtator në pasdite sipas kohës lokale.

Telefoni vivo T2 Pro reklamohet si “Pionieri i Performancës” i cili “do të ofrojë performancë ekstreme me estetika trendi”.

Imazhi i shpërndarë nga vivo tregon se telefoni do të ketë një ekran të lakuar me një vrimë të kamerës për foto selfie të vendosur në mes të pjesës së lartë, dhe se do të ketë 2 kamera të tjera në pjesën e pasme të cilave do u bashkëngjitet një blic i rrumbullakët i quajtur Aura Light, raporton GSM Arena.

Dizajni i vivo T2 Pro sugjeron se telefoni mund të jetë një ribrendim i iQOO Z7 Pro, i cili doli në shitje javën e kaluar.

Telefoni i mençur gjithashtu pretendohet se do ta ketë të integruar çipin Dimensity 7200 SoC, gjë e cila edhe më tutje na shtynë të besojmë se vivo T2 Pro mund të jetë një iQOO Z7 Pro me logo tjetër.

Detaje të tjera rreth vivo T2 Pro pritet të dalin gjatë ditëve në vijim teksa edhe afrohet data e lansimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat