​“OneFor”, aplikacioni për shërbime financiare digjitale tashmë edhe në Kosovë

Teknologji

​“OneFor”, aplikacioni për shërbime financiare digjitale tashmë edhe në Kosovë

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Kosova është destinacioni i radhës që “OneFor” e futi në hartën e shteteve krahas atyre të Bashkimit Evropian, për të ofruar aplikacionin më të avancuar për shërbime financiare digjitale.

“OneFor” është një institucion financiar jo bankar i cili shërben si një platformë financiare që adreson nevojat e përgjithshme të qytetarëve dhe ofron zgjidhje për pagesa të menjëhershme dhe transfere të parave në kohë reale dhe ekonomike.

Drejtori i kësaj platforme, Yll Dushi ka dhënë shumë detaje për këtë platformë digjitale.

Sa i përket sigurisë në përdorimin e këtij aplikacioni, Dushi thotë se janë kujdesur që të implementojnë të gjitha standardet evropiane.

Dushi: Aplikacioni që kemi lansuar është një super aplikacion digjital, i cili ofron një eksperience shumë të veçantë financiare

Aplikacioni që kemi lansuar është një super aplikacion digjital, i cili ofron një eksperience shumë të veçantë financiare, për të cilën kemi punuar në një kohë të gjatë e të bazuar në tri shtylla kryesore. Kjo ka ardhur si rezultat i shumë anketave dhe intervistave e bisedimeve që kemi bërë me klientët potencial. Tri shtyllat kryesore që kemi bazuar aplikacionin janë, inovacioni, është siguria dhe gjithë përfshirja. Me inovacion nënkuptojmë që kemi një eksperiencë të tillë e cila nuk ka qenë asnjëherë në tregun tonë, është një eksperiencë komplet digjitale prej momentit të shkarkimit të aplikacionit deri në momentin e hapjes së llogarisë financiare në “OneFor” që ofrojmë. Sa i përket sigurisë, jemi kujdes shumë që t’i implementojmë të gjitha standardet evropiane, për shkak se jemi që një kohë në Bashkësinë Evropiane prezent, dhe të njëjtat si në sigurinë e transaksionit, atë të ruajtjes të dhënave, procesimin e çdo gjë tjetër që lidhet me aplikacionin. Ndërsa, jemi kujdes që aplikacioni jonë me qenë i qasshëm në çdo cep të Kosovës, mjafton me pas një telefon mobil dhe qasje në internet. Ndryshe, “OneFor” është një institucion financiar jo bankar, i licencuar nga BQK-ja dhe vjen në Kosovë pas një përvoje, eksperience shumë të mirë që kemi pas në 13 shtete të Bashkësisë Evropiane”, thotë Dushi.

Përtej gjithë përfshirjes, “OneFor” në fokus ka të rinjtë edhe nën 17 vjet, porse për shkak moshës, qasja është e monitoruar prej prindërve.

Dushi: Kosova ofron një demografi shumë të përshtatshme për të rinjtë

“Kosova ofron një demografi shumë të përshtatshme për të rinjtë. Mosha mesatare është tek 30 vjet dhe qasja në mediat sociale është tek 99 për qindëshi. Po ashtu qasje kemi diku rreth 2 milionë telefona mobil që përdoren në Kosovë, dhe e bënë një traget grup shumë të përshtatshëm. Gjithashtu është një target grup i cili nuk e ka qasjen shumë të mirë në financat e veta. Ne kemi në fokus jo vetëm të rinjtë mbi 18 vjet, mirëpo kemi në fokus edhe të rinjtë prej moshës 7 vjeçare. Kështu, ofrojmë llogari edhe për çdo individ që është 7 vjet e mbi. Për shtatë deri në 17 vjet ofrohet një kuletë digjitale dhe një kartel fizike mastercard, e cila është e pavarur për personin që është deri në 17 vjet. Mirëpo, gjithmonë duke marrë parasysh që kjo grup moshe është pak më e ndjeshme, atëherë qasja është e monitoruar prej prindërit. Ndërsa për grup moshat prej 18 vjet, çdo gjë është e pavarur”, thotë Dushi.

Sa i përket tarifave, Dushi thotë se çdo pagesë tjetër që bëhet me kartelë, pa intervenim të Cash-it, është falas.

Dushi: Çdo pagesë tjetër që bëhet me kartelë, pa intervenim të Cash-it, është falas

Prej momentit të shkarkimit të aplikacionit, hapjes së llogarisë, mirëmbajtës dhe çdo pagesë tjetër që bëhet me kartelë, pa intervenim të Kesh-it, është falas, nuk ka asnjë tarifë. Tarifat fillojnë në momentin që fillon të përdorësh Cash-in, ose në momentin që fillon të dërgosh para, ose të pranosh nga shtetet e Bashkësisë Evropiane. Tarifat janë fikse, pavarësisht shumes së transaksionet, është 2 euro e 70 cent për transaksionet brenda aplikacionit, jashtë aplikacionit është 3 euro, tërheqjet në kesh janë vetëm 1 euro. Çdo gjë tjetër është falas”, vijon Dushi.

Mes tjerash, Dushi tregon çfarë ofron kjo platformë.

Dushi: Ne ofrojmë çdo klienti një kuletë digjitale, ku ka qasje në të gjitha transaksionet lokale

Ne ofrojmë çdo klienti një kuletë digjitale, ku ka qasje në të gjitha transaksionet lokale. Është një xhirollogari ndërkombëtare evropiane me të cilën qaset në sistemin e pagesave të Evropës dhe mundësohet që realizimi i transaksioneve në çdo shtet të Evropës të realizohet brenda disa minutave. Është një kartelë virtuale, e cila gjenerohet në momentin e hapjes së llogarisë dhe prej atij momenti klienti është i gatshëm të bëjë pagesa online në të gjitha platformat që pranojnë pagesat mastercard”, thotë mes tjerash Dushi.

Përparësi tjetër e “OneFor” është se është në shërbim të qytetarëve 24/7, pra punonjësit prapa aplikacionit ofrojnë mbështetje 24 orë në shtatë ditë të javës dhe në shtatë gjuhë të ndryshme.

Përfaqësuesja e ”OneFor”, Albena Qarkaxhiu thotë se personat e interesuar për këtë aplikacion mund të kontaktojnë në qendrën e thirrjes në çdo moment.

Qarkaxhiu: Prapa aplikacionit qëndron një ekip i madh që ofron mbështetje 24 orë në shtatë ditë të javës

Pavarësisht përvojës komplet digjitale që përdoret në aplikacion mund të marrin, prapa aplikacionit qëndron një ekip shumë i madh që ofron mbështetje 24 orë në shtatë ditë të javës përdorueseve të aplikacionit. Stafi i cili punon 24/7 flet shtatë gjuhë dhe është në dispozicion qoftë përmes telefonit apo adresës, mirëpo e kemi të integruar edhe bisedën brenda aplikacionit, që është veçori që përdoruesit që janë në aplikacion mund t’i qasen direkt bisedës me stafin në qendrën e kontaktit dhe mund të bisedojnë për çfarëdo nevoje që kanë brenda aplikacionit”, thotë Qarkaxhiu.

Krijimi i një llogarie në aplikacionin “OneFor” është e lehtë dhe zgjat vetëm disa minuta. Menjëherë përdoruesit pajisen me një eËallet (kuletën digjitale) dhe Mastercard, që mundëson pagesa të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Një përparësi e veçantë është shpejtësia e transferit brenda aplikacionit “OneFor”, që bëhen në vetëm 0.2 sekonda. Mundësia për personalizimin e transfereve përmes chat-it dhe ndarjes së fotove i jep dimension tjetër aplikacionit. Ndërsa, llogaria IBAN e standardit të Bashkësisë Evropiane e krijuar automatikisht lejon pranimin dhe dërgimin e transfereve SEPA nga çdo llogari IBAN tjetër në BE.

“OneFor” Holding GmbH, me bazë në Düsseldorf, Gjermani, është kompania amë e “OneFor” Kosovës, misioni i së cilës është që të sjell inovacion dhe shërbime financiare moderne për qytetarët e Kosovës. “OneFor” është një platformë financiare digjitale që lidh përdoruesit me mënyra të përshtatshme, të thjeshta dhe të sigurta të pagesave. “OneFor” është aktive në Bashkimin Evropian që nga viti 2021.

Po ashtu “OneFor” është licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës si Institucion Financiar Jo-Bankar (IFJB) me iniciativë të kompanisë amë “OneFor” Holding GmbH, me seli në Düsseldorf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat