Zbulohen opsionet e ngjyrave të Samsung Galaxy S23 FE në imazhin e rrjedhur zyrtar

Teknologji

Zbulohen opsionet e ngjyrave të Samsung Galaxy S23 FE në imazhin e rrjedhur zyrtar

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 18:58
Foto

Samsung Galaxy S23 FE për të cilin kemi dëgjuar gjatë muajve të fundit thuhet se do të dalë zyrtarisht këtë muaj.

Jemi në gjysmë të shtatorit dhe ende nuk kemi dëgjuar për të nga Samsung, por duket se marka do të zbulojë S23 FE së shpejti pasi telefoni është shfaqur në një imazh zyrtar, duke vërtetuar rrjedhjet e mëparshme të dizajnit dhe duke zbuluar opsionet e ngjyrave.

Samsung Galaxy S23 FE duket i ngjashëm me Galaxy A54, por ka një kornizë metalike pasi ka “linja antenash” në anën e majtë të telefonit në imazh, me butonin e energjisë dhe butonin e volumit në të djathtë, shkruan GSM Arena.

Galaxy S23 FE do të vijë në katër ngjyra, por është e paqartë se cilët do të jenë emrat e tyre të marketingut.

Imazhet e zbuluara më parë zbuluan se S23 FE do të ketë një port USB-C të rrethuar nga një grilë altoparlanti dhe mikrofoni.

Image
Foto

Specifikimet e përfolura të Samsung Galaxy S23 FE përfshijnë një ekran 6.4″ 120Hz FullHD+ Dynamic AMOLED, 6GB/8GB RAM, 128GB/256GB hapësirë ruajtëse dhe një bateri 4500mAh me karikim me kabllo me kapacitet prej 25W.

Tutje telefoni do të ketë katër kamera me OIS, 50MP 8MP ultra të gjerë, 12MP telefoto dhe 10MP kamerën selfie.

Samsung Galaxy S23 FE pritet të ketë të integruar një Exynos 2200 SoC ose çipin Snapdragon 8 Gen 1, në varësi të rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat