Monitoroni shëndetin tuaj me serinë e re Galaxy Watch6

Teknologji

Monitoroni shëndetin tuaj me serinë e re Galaxy Watch6

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 15:17
Foto ilustruese, Samsung

Nga stërvitja, të dhënat mbi vlerat ushqyese, programet e personalizuara, Samsung po ofron mënyra të reja dhe të përshtatshme për të ndihmuar përdoruesit të kuptojnë dhe të ndërmarrin veprime për një shëndet dhe mirëqenie më të mirë, çdo ditë dhe çdo natë. Samsung Electronics ka prezantuar së fundmi Galaxy Watch6, të krijuar për të ndihmuar përdoruesit të ndërtojnë zakone më të shëndetshme gjatë përditshmërisë së tyre e jo vetëm.

Kjo pajisje inteligjente do të zëvendësojë dhjetra aplikacione e pajisje të tjera dhe do t'ju ofrojnë një përvojë premium. Seritë Galaxy Watch6 do t'ju ofrojnë njohuri të nevojshme që mund të çojnë në ndryshime pozitive gjatë gjithë kohës, duke ofruar këshilla të personalizuara dhe inkurajim. Veçoritë e fitnesit bëhen më të personalizuara për t'i mbajtur përdoruesit të motivuar gjatë gjithë udhëtimit të tyre me serinë e Galaxy Watch6. Informacionet thelbësore rreth trupit, me vlerat kryesore fizike si masa muskulare, skeletore, shkalla e metabolizmit, përqindja e ujit dhe yndyrës së trupit, ofrojnë një pamje të plotë të shëndetit dhe gjendjes fizike të përdoruesit.

Përmirësoni cilësinë e jetës tuaj

Image
Foto ilustruese, Samsung

Veçoria e re ‘Personalized Heart Rate Zone’ analizon aftësitë fizike individuale dhe përcakton pesë nivele optimale të intensitetit të vrapimit për t'i ndihmuar përdoruesit të vendosin qëllimet e tyre bazuar në aftësinë e tyre - nga djegia e yndyrës deri tek stërvitjet me intensitet të lartë. Përveç mbi 100 gjurmuesve ekzistues të stërvitjes, Track Run e shtuar rishtazi regjistron programet e vrapit të përdoruesit në një pistë, ndërsa ‘Custom Workout’ i lejon përdoruesit të ndërtojnë dhe gjurmojnë rutinën e tyre të personalizuar të stërvitjes.

Duke pranuar se shëndeti më i mirë fillon me gjumë më të mirë, orët inteligjente Samsung, arrijnë të optimizojnë zakonet e gjumit të përdoruesve, duke iu përmirësuar kështu cilësinë e jetës. Me veçorinë Sleep Score Factors të integruar në Galaxy Watch6, ju mund të monitorini rezeltatet e gjumit, bazuar në kohën totale të gjumit dhe rikuperimit fizik dhe atij mendor. Për më tepër, funksioni inovativ Sleep Consistency, u ofron përdoruesve informacionin e nevojshëm mbi rutinën e tyre të gjumit, ndërsa Sleep Animal Symbol përfqëson llojin e gjumit që përdoruesit kanë, bazuar nga monitorimi i kohës që ata janë duke fjetur.

Image
Foto ilustruese, Samsung

Falë aftësisë për të qëndruar të ndërlidhur me shumë aplikacione të tjera, përdoruesit e Galaxy Watch6 mund të gjurmojnë përparimin e fitnesit ose të dhënat e vlerave ushqyese direkt nga ekrani i orës tuaj Galaxy Watch6. Tashmë, seria e re Galaxy Watch6 vjen me një ekran më të gjallë dhe me rezolucion më të lartë, duke iu dhënë mundësinë përdoruesve të kryejnë më lehtë shumë funksione. Respektivisht, Galaxy Watch6 dhe Watch6 Classic kanë një kornizë 30% më të hollë se seria e mëparshme dhe përmbajnë fusha të reja, elegante, interaktive dhe informuese që shfrytëzojnë sa më shumë ekranin e madh.

Gjithashtu, falë aplikacionit më të ri Samsung Food, ju mund të monitoroni dietën tuaj ushqimore. Ky aplikacion ju vë në dispozicion receta të ndryshme mbi ushqimin, në bazë të preferencave dhe qëllimeve tuaja. Mjafton ta instaloni në telefonin tuaj dhe nëpërmjet Samsung Health ju mund të gjurmoni të gjitha informacionet e rëndësishme.

Image
Foto ilustruese, Samsung

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat