Netflix mbyll biznesin të dhënies me qira të DVD-ve, duke shënuar fundin e epokës së ‘zarfeve të kuqe’

Teknologji

Netflix mbyll biznesin të dhënies me qira të DVD-ve, duke shënuar fundin e epokës së ‘zarfeve të kuqe’

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Netflix e dërgoi zarfin e fundit të kuq të premten, duke shënuar fundin e 25 viteve të postimit të DVD-ve për abonentët e këtij shërbimi.

Kompania njoftoi në fillim të këtij viti se do të mbyllë shërbimin e saj DVD me postë, 16 vjet pasi ajo gradualisht e zhvendosi fokusin e saj në transmetimin e përmbajtjes në internet.

Netflix do të vazhdojë të pranojë kthimet e DVD-ve të mbetura të klientëve deri më 27 tetor.

I prezantuar në vitin 1998, kur Netflix u lansua për herë të parë, shërbimi DVD premtoi një përvojë më të lehtë me qira sesa të tek Blockbuster-i ose Hollywood Video më i afërt.

Zarfat e kuq, të cilët kanë qenë prej kohësh sinonim i vetë Netflix-it, mbushën shtëpitë dhe dhomat e konvikteve në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Megjithëse ideja për të marrë një DVD me postë tani mund të tingëllojë pothuajse po aq e vjetërsuar sa interneti me telefon, disa klientë të vjetër i thanë CNN se vazhduan të gjenin vlerë në opsionin DVD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat