Chrome, Firefox dhe shumë softuerë të tjerë popullorë janë në rrezik sulmi pas zbulimit të një kërcënimi sigurie

Teknologji

Chrome, Firefox dhe shumë softuerë të tjerë popullorë janë në rrezik sulmi pas zbulimit të një kërcënimi sigurie

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Një problem i ri sigurie zero-ditor është zbuluar në disa prej softuerëve më popullor sipas Google dhe po shfrytëzohet për të kryer sulme.

Ekipi i sigurisë së Google tha se problemi vjen nga një sistem enkodimi media për formatin WebM. Lë të hapur dhjetëra program për sulme nga Chrome tek Firefox, Skype dhe BLC.

Google e dokumentoi problemin e sigurisë si të profilit të lartë dhe ka emrin e koduar “CVE-2023-51217.”

Mozilla ka konfirmuar se Firefox, ashtu si Chrome është i hapur ndaj sulmeve që realizohen përmes kësaj dobësie sigurie. Impakti kaq i lartë i saj ka të bëjë me faktin se formati VP8 WebM përdoret në kaq shumë softuerë në mbarë botën.

Nuk janë vetëm aplikacionet e biznesit si Skype apo aplikacione të preferuara si VLC por përfshihen edhe programe të zhvilluara nga AMD, Nvidia dhe Logitech. Konkretisht se cilët programe janë ekspozuar nuk është e qartë por një listë e tyre që përdorin formatin e gjeni në këtë lidhje.

Lajmi më i keq është se dobësia e sigurisë po shfrytëzohet për të realizuar sulme ndërsa lajmi i mirë është se kompanitë po reagojnë. Chrome 117 dhe Firefox 118 kanë adresuar problemin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat