Seria më e fundit Assassin’s Creed bën një hap gjigant në pjesën e gjuhëve brenda lojës

Teknologji

Seria më e fundit Assassin’s Creed bën një hap gjigant në pjesën e gjuhëve brenda lojës

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Assassin’s Creed Mirage do të publikohet këtë javë – dhe disa komentues e kanë quajtur atë një rikthim në rrënjët e serisë së video lojës. Por ka pasur edhe një ndryshim të madh.

Për këtë edicion, të vendosur në Bagdadin e shekullit të 9-të, Ubisoft, kompania zhvilluese e lojës ka regjistruar lojën edhe në gjuhën arabe.

Lojërat e mëparshme në franshizë janë zhvilluar në Lindjen e Mesme, Evropë dhe Afrikë, por heronjtë janë “luajtur” gjithmonë nga aktorët anglishtfolës si parazgjedhje, raporton BBC.

Lojtarët ende mund të zgjedhin të luajnë lojën me dialog në gjuhën angleze, por krijuesit e saj shpresojnë se do të zgjedhin arabishten më “autentike”.

Kjo ishte ajo që dëgjuan fansat kur u publikua “traileri” i parë global i lojës në fund të gushtit dhe një lëvizje që u mirëprit nga fansat e lojës si Ameer, i cili u rrit në Bagdad.

Ai thotë se nuk është hera e parë që dikush dëgjon arabisht në lojëra, por “zakonisht ndodh kur një terrorist thotë diçka që njerëzit e njohin si arabisht”.

Studenti i inxhinierisë Ameer, 20 vjeç, deklaron se i bëri përshtypje “traileri”, kur fansat dëgjuan dialogun arab të folur nga personazhi kryesor Basim dhe merrnin një pamje të botës së lojës.

“Unë thash ‘kjo është e përsosur’”, bënë të ditur Ameer.

“Arabishtja është një gjuhë e bukur dhe dialekti që ata përdorin në Mirage është i bukur”, shton tutje ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat