Apple thuhet po punon për iPad-in e shumëpërfolur të palosshëm, mund të prezantohet në vitin 2024

Teknologji

Apple thuhet po punon për iPad-in e shumëpërfolur të palosshëm, mund të prezantohet në vitin 2024

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 22:38
Ilustrim

Ipad-i i shumëpërfolur i Apple me veçori për t’u palosur tani raportohet se është në “zhvillim intensiv” dhe mund të prezantohet në fund të vitit 2024, sipas DigiTimes.

DigiTimes raporton se Apple po punon me furnitorët për zhvillimin e iPad-it të palosshëm, përpara prodhimit në shkallë të vogël të planifikuar për në fund të vitit 2024.

Sipas tyre, kjo tregon se Apple mund të prezantojë pajisjen në fund të vitit 2024 ose në fillim të vitit 2025, nëse progresi mbetet i qëndrueshëm.

Apple me sa duket ka punuar në produkte të palosshme për katër vjet dhe vazhdimisht ka bërë ndryshime të dizajnit në këtë kohë, duke planifikuar të lansojë një iPad të palosshëm përpara se të punojë në një iPhone të palosshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat