Google çaktivizon përkohësisht “gjendjen e trafikut Live” në aplikacionet e shërbimit të hartës në Izrael

Teknologji

Google çaktivizon përkohësisht “gjendjen e trafikut Live” në aplikacionet e shërbimit të hartës në Izrael

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Google po çaktivizon përkohësisht “gjendjen e trafikut Live” në aplikacionet e tij të shërbimit të hartës, Google Maps dhe Waze, në Izrael, konfirmoi kompania e teknologjisë të hënën, ndërsa vendi përgatitet për një pushtim të mundshëm tokësor në Gaza.

“Siç kemi bërë më parë në situata konflikti dhe në përgjigje të situatës në zhvillim në rajon, ne kemi çaktivizuar përkohësisht aftësinë për të parë gjendjen e trafikut”, ka thënë një zëdhënës i Google Maps.

Google tha se kompania konsultoi disa burime që përfshinin autoritetet rajonale dhe lokale për të bërë vlerësimin.

Megjithatë, Google nuk tha nëse mjetet do të çaktivizohen në Izrael, Gaza apo të dyja.

Kompania gjithashtu nuk tha nëse veprimi ishte me kërkesë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat