Sunak: Inteligjenca Artificiale mund të ndihmojë në lehtësimin e ndërtimit të armëve kimike dhe biologjike

Teknologji

Sunak: Inteligjenca Artificiale mund të ndihmojë në lehtësimin e ndërtimit të armëve kimike dhe biologjike

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 22:12
Rishi Sunak.

Inteligjenca Artificiale mund të ndihmojë në lehtësimin e ndërtimit të armëve kimike dhe biologjike, ka paralajmëruar kryeministri britanik Rishi Sunak.

Sunak potencoi se në një skenar të rastit më të keq, shoqëria mund të humbasë të gjithë kontrollin mbi Inteligjencën Artificiale duke mos arritur për ta çaktivizuar, raporton BBC.

Derisa potenciali për dëm është i diskutueshëm, njerëzit nuk duhet të injorojnë rreziqet e mundshme nga AI, argumentoi ai.

Sunak gjatë një fjalimi tha se kjo teknologji po krijonte vende pune.

Ai shtoi se zhvillimi i teknologjisë do të përshpejtojë rritjen ekonomike dhe produktivitetin, megjithëse pranoi se do të kishte një ndikim në tregun e punës.

Fjalimi i kryeministrit britanik të enjten në mëngjes përcaktoi aftësitë dhe rreziqet e mundshme të paraqitura nga AI – duke përfshirë sulmet kibernetike, mashtrimin dhe abuzimin seksual të fëmijëve – pas publikimit të një raporti të qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat