Një vit nga blerja e Twitter-it nga Elon Musk, miliarderi amerikan i bën thirrje përdoruesve të X-it të mos e përdorin 24 orë

Teknologji

Një vit nga blerja e Twitter-it nga Elon Musk, miliarderi amerikan i bën thirrje përdoruesve të X-it të mos e përdorin 24 orë

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 19:15
Elon Musk

Sot janë bërë një vit që kur në krye të kompanisë X që dikur njihej si Twitter, erdhi miliarderi amerikan Elon Musk.

Për të shmangur keqpërdorimet që bëhen me raste në rrjetet sociale, Musk i bën thirrje përdoruesve të këtij rrjeti që mos ta përdorin 24 orë.

“Zogu është i lirë”, pati shkruar Musk më 27 tetor të vitit të kaluar, për ta zyrtarizuar marrjen nën kontroll të Twitterit që më vonë mori emrin X.

E që kur ai erdhi në krye të kompanisë shkarkoi më shumë së gjysmën e punonjësve dhe ia ndryshoi emrin, një prej lëvizjeve më kontroverse të tij.

Këtë platformën e kanë përcjell një sërë probleme me performansë dhe ishte nën vëzhgim nga rregullatorët në mbarë botën, për shkak të punës në ndalimin e përhapjes së shumë videove me përmbajtje të rëndë.

Prej se ka blerë X-in, Musk ka humbur nga 9 deri në 34 milionë përdorues aktiv në ditë, por edhe nga 3,7 deri në 11,6 për qind sipas statistikave që i zbuloi Linda Yaccarino, drejtoresha ekzekutive e platformës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat