Seria e Samsung Galaxy S24 mund të lansohet në janar

Teknologji

Seria e Samsung Galaxy S24 mund të lansohet në janar

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 22:06
Samsung Galaxy S24

Seria Samsung Galaxy S24 pritet të lansohet më herët, ku do të pasojë serinë Galaxy S23 që doli në shitje në shkurt të këtij viti.

Seria e re e telefonave inteligjentë pritet të përfshijë tre modele – modeli standard S24, Galaxy S24+ dhe Galaxy S24 Ultra.

Sipas një raporti të ri seria Galaxy S24 do të lansohet më 17 janar në një event në San Francisko, SHBA.

Samsung lansoi modelet Galaxy Z Fold 5 dhe Galaxy Z Flip 5 më 26 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat