Italia do t’ia sekuestrojë Airbnb-së rreth 800 milionë euro

Teknologji

Italia do t’ia sekuestrojë Airbnb-së rreth 800 milionë euro

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Një gjykatës italian ka urdhëruar sekuestrimin e 779.5 milionë eurove nga gjiganti i qirasë Airbnb, mbi dyshimin për evazion fiskal, raportoi të martën BBC-ja.

Prokurorët kanë thënë se firma ka dështuar të mbledhë një taksë nga qiradhënësit për rreth 3.7 miliardë euro të ardhura nga qiraja.

Pronarëve në Itali u kërkohet të paguajnë një taksë prej 21 për qind mbi të ardhurat e tyre.

Airbnb-ja ka deklaruar se është "i befasuar dhe i zhgënjyer nga veprimi i shpallur nga prokurori publik italian".

Zëdhënësi i Airbnb-së, Christopher Nutly tha se selia evropiane e firmës ka punuar për të zgjidhur çështjen me agjencinë italiane të taksave që nga qershori.

“Besojmë se kemi vepruar në përputhje të plotë me ligjin dhe synojmë të ushtrojmë të drejtat tona në lidhje me këtë çështje”, shtoi ai.

Tre persona që mbanin role menaxheriale në Airbnb nga viti 2017 deri më 2021 janë gjithashtu nën hetim.

Vitet e fundit, autoritetet italiane kanë shtuar kontrollin e praktikave tatimore të kompanive të mëdha si Airbnb, e cila ka operuar në këtë vend që nga viti 2008.

Prokurorët italianë kanë nisur hetime lidhur me taksat kundër Netflixit dhe Metas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat