Mira Murati zgjidhet CEO e përkohshme e OpenAI

Teknologji

Mira Murati zgjidhet CEO e përkohshme e OpenAI

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 23:54
Mira Murati

Shefja e teknologjisë, Mira Murati është emëruar CEO e përkohshme e OpenAI. Shqiptarja ka marr drejtimin e kësaj kompanie pas largimit të Sam Altmanit.

Bordi i drejtorëve të OpenAI, Inc., që vepron si organ i përgjithshëm udhëheqës i gjitha aktiviteteve të OpenAI, njoftoi sot se Sam Altman do të largohet si CEO dhe nga bordi i drejtorëve.

“Mira Murati, shefe e teknologjisë e kompanisë, do të shërbejë si CEO e përkohshme, me efekt të menjëhershëm. Procesi i kërkimit është duke u zhvilluar për të identifikuar pasardhësin e përhershëm”, njoftoi kompania.

Mira është anëtare e ekipit drejtues të OpenAI tash e pesë vjet dhe ka luajtur një rol kritik në evoluimin e OpenAI në një udhëheqës global të AI.

“Ajo sjell një grup aftësish unike, të kuptuarit e vlerave, operacioneve dhe biznesit të kompanisë dhe tashmë drejton funksionet e kërkimit, produktit dhe sigurisë së kompanisë. Duke pasur parasysh mandatin e saj të gjatë dhe angazhimin e ngushtë në të gjitha aspektet e kompanisë, duke përfshirë përvojën e saj në qeverisjen dhe politikën e AI, bordi beson se ajo është e kualifikuar në mënyrë unike për këtë rol ndërkohë që kompania po kërkon një CEO të përhershëm”, thotë kompania.

OpenAI u themelua si një organizatë jofitimprurëse në vitin 2015 me misionin kryesor për të siguruar që nga inteligjenca artificiale të përfitojnë të gjithë njerëzit.

Në vitin 2019, OpenAI u ristrukturua për të siguruar që kompania të mund të rriste kapitalin në ndjekje të këtij misioni, duke ruajtur misionin, qeverisjen dhe mbikëqyrjen e organizatës jofitimprurëse. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat