Tre hulumtuesit kryesor të OpenAI japin dorëheqje pas shkarkimit tronditës të Sam Altman si CEO

Teknologji

Tre hulumtuesit kryesor të OpenAI japin dorëheqje pas shkarkimit tronditës të Sam Altman si CEO

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 17:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Tre dorëheqje të reja nga kompania më e madhe e inteligjencës artificiale OpenAl, erdhën si rezultat i shkarkimit të shefit ekzekutiv, Sam Altman.

Ky i fundit, si bashkëthemelues i OpenAl prej vitit 2015, u pushua nga puna të premten, businessinsider.

Raportohet se si rrjedhojë e shkarkimit të tij erdhën edhe tre dorëheqje tjera. Jakub Pachocki, drejtor i kërkimit në OpenAl; Aleksander Madry, kreu i një ekipi që analizon rreziqet e Al; dhe Szymon Sidor, studiues i firmës, i cili ishte angazhuar para shtatë vjetëve në kompaninë amerikane.

Gjithashtu edhe bashkëthemeluesi dhe presidenti i OpenAI, Greg Brockman, tha se do të largohej nga kompania.

“Super krenar për atë që ne të gjithë kemi ndërtuar së bashku, që kur filluam në apartamentin tim 8 vite më parë…por bazuar në lajmet e sotme, unë do largohem”, shkroi Brockman në rrjetet sociale.

Brockman tha se shkarkimi i shefit ekzekutiv, kishte ndikuar edhe në rolin e Ilya Sutskever, një prej bashkëthemeluesve të kompanisë dhe shkencëtari kryesor i saj.

Raportohet nga mediat se Sutskever nuk ishte dakord me vendimin e bordit dhe është përpjekur të qetësojë stafin, por pa rezultat.

Ndryshe, nën mandatin e Altman, OpenAI prezantoi chatbotin pionier të AI ChatGPT dhe siguroi 10 miliardë dollarë investime nga Microsoft.

Sidoqoftë kompania vazhdon të funksionojë dhe ka prezantuar versionin e saj më të përditësuar të ChatGPT.

Ndryshe, inxhinierja shqiptare, Mira Murati është zgjedhur CEO e përkohshme e kompanisë amerikane OpenAI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat