Google Maps bëri një ndryshim që nuk u pëlqen përdoruesve

Teknologji

Google Maps bëri një ndryshim që nuk u pëlqen përdoruesve

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 22:54
Google Maps

Shumica e përdoruesve të Google Maps janë kundër ndryshimeve që janë zbatuar dhe duan të kthehen në gjendjen e mëparshme.

Google Maps tani po prezanton paletën e re të ngjyrave për më shumë përdorues, e përdoruesit janë mjaft të mërzitur.

Edhe pse këto nuk janë ndryshime drastike, ngjyrat e reja të Google Maps i befasuan përdoruesit dhe i bënë ata të ndiheshin jo rehat.

Ka gjithnjë e më shumë postime në Reddit dhe platformën X (dikur Twitter) kundër zgjedhjeve të reja të ngjyrave të Google.

Rrugët, të cilat dikur ishin të shënuara me të bardha, tani janë ngjyrë hiri.

Ngjyra e kaltër që shënonte zonat me ujë tani është dukshëm më e zbehtë, ndërsa zonat e pyllëzuara janë një e gjelbër më e errët se më parë.

Treguesi i rrugës tani është shumë më i ndritshëm dhe e kaltra në mënyrë të papërshtatshme.

Përdoruesit konsiderojnë se rrugët tani janë më të vështira për t’u parë në Google Maps, nëse nuk zmadhohen mjaftueshëm.

Një nga ankesat më të mëdha është se ngjyrat e reja e bëjnë të vështirë shikimin e detajeve në hartë, sepse ato janë të lara.

Nuk dihet pse Google vendosi të ndryshojë ngjyrat për Maps, por ndoshta komentet e përdoruesve të pakënaqur do ta detyrojnë kompaninë të kthehet në ngjyrat e mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat