OpenAI në diskutime intensive për të unifikuar kompaninë

Teknologji

OpenAI në diskutime intensive për të unifikuar kompaninë

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 08:56
Sam Altman

OpenAI është në “diskutime intensive” për të unifikuar stafin e saj të ndarë, shkroi Zëvendës Presidentja e Çështjeve Globale, Anna Makanju të hënën vonë në një memo të brendshme të rishikuar nga Bloomberg News.

Makanju e drejtoi mesazhin te punonjësit të cilët janë shqetësuar ditëve të fundit pas shkarkimit të Shefit Ekzekutiv, Sam Altman dhe emërimin e ish-shefit të Twitch, Emmett Shear si zëvendësuesin e tij të përkohshëm.

“Menaxhmenti i kompanisë është në kontakt me Altman, Shear dhe bordin e kompanisë, por ata nuk janë të përgatitur të na japin një përgjigje përfundimtare këtë mbrëmje”, shkroi Makanju.

Më herët të hënën, shumica e stafit nënshkruan një letër duke thënë se do të largoheshin nëse bordi nuk jep dorëheqje dhe të ripunësonte Altman, i cili u punësua nga Microsoft.

Microsoft është aksioneri më i madh i OpenAI, derisa Altman u punësua për të drejtuar një ekip të ri të Inteligjencës Artificiale.

Memorandumi nga Makanju nuk shtjellon shtrirjen e kontaktit të stafit me Altman, dhe ish-CEO nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Ka një vrull të fortë jashtë OpenAI për ta rikthyer Altman.

Investitorët e tjerë të OpenAI, të udhëhequr nga Thrive Capital, po përpiqen në mënyrë aktive të orkestrojnë kthimin e tij, madje edhe CEO i Microsoft Satya Nadella tha se ai nuk do të kundërshtonte rivendosjen e Altman. Microsoft, i cili është zotuar të investojë deri në 13 miliardë dollarë në OpenAI, përfiton nëse Altman drejton OpenAI ose punon nën çatinë e tij, tha Nadella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat