Ende nuk ka shpjegim të plotë se çfarë çoi në shkarkimin e Sam Altman nga OpenAI

Teknologji

Ende nuk ka shpjegim të plotë se çfarë çoi në shkarkimin e Sam Altman nga OpenAI

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 12:08
Sam Altman, Emmett Shear dhe Satya Nadella

Po vazhdon kaosi në kompaninë OpenAI pas shkarkimit të Sam Altman nga pozita e CEO-s dhe emërimit të Emmett Shear në këtë pozitë.

Fati i OpenAI, kompania më e famshme e Inteligjencë Artificiale kohët e fundit, tani është jashtëzakonisht i paqartë.

Në qendër të kaosit, Shear, CEO i ri i përkohshëm i firmës, dhe Microsoft, investitori më i madh i OpenAI i udhëhequr nga Satya Nadella, po shfaqen si projektuesit kryesorë për rrugën e daljes nga kjo krizë.

Dhe të dy po japin indikacione se nuk e dinë se çfarë çoi në shkarkimin e Altman të premten – lëvizja tronditëse që shkaktoi këtë zinxhir ngjarjesh.

“Nuk më kanë thënë asgjë”, tha ai për Bloomberg. “Bordi nuk ka folur për asgjë që Sam ka bërë, përveç disa prishje në komunikim”.

Kjo pavarësisht se CEO i Microsoft është përfshirë aktivisht në negociatat me OpenAI mbi hapat e tij të ardhshëm, duke përfshirë ofrimin e roleve të reja për Altman dhe Greg Brockman, presidenti i firmës që dha dorëheqje të shtunën.

Dhe kjo pavarësisht faktit që Microsoft është investitori më i madh i OpenAI, me 49 për qind të aksioneve në kompani.

Nadella e bëri të qartë për Bloomberg se u kapën në befasi nga shkarkimi i Altman.

Ndërkaq, CEO i ri i emëruar në OpenAI, Shear tha se ai kishte hulumtuar për arsyen e shkarkimit të Altman, që kishte marrë një lloj përgjigje por nuk e bëri të ditur.

Por, prej se u ngrit në pozitë ai nuk ka publikuar një shpjegim të plotë nga bordi për shkarkimin e CEO-s së dikurshëm të kompanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat