Sega, 25 vite më parë prezantoi konzolën e saj të fundit

Teknologji

Sega, 25 vite më parë prezantoi konzolën e saj të fundit

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Kompania japoneze Sega në fillim të 90-ve ka pasur popullaritet të mëdha me konzolën e saj Mega Drive.

Megjithatë, me shfaqjen e Sony PlayStation në treg, Sega është dashur të “shpik” diçka më të fuqishme në aspektin teknik, por edhe më progresiv.

Zhvilloi projektin me emrin e koduar Katana, që mori emrin Dremcast. Konzola Sega Dreamcast në treg arriti me 26 MB memorie, dukshëm më shumë sesa PlayStation që kishte vetëm 2MB apo Nintesa 4-8 MB.

Për hapësirën e dedikuara për ruajtjen e të dhënave është përdorur GD-ROM që kishte kapacitet më të madh sesa CD-ROM, që asokohe ishte shumë e popullarizuar.

Në Japoni Dreamcast u lansua më 25 nëntor të vitit 1998 dhe në letër konsiderohej si sistemi “gejming” më i avancuar në shekullin XX. Sipas të dhënave të kompanisë, të gjitha njësitë e prodhuara ishin shitur.

Megjithatë, doli se Dreamcast do të jetë konzola e fundit që Sega do ta prodhonte, e prodhimi është ndërprerë pas dy viteve.

Lojërat më të famshme në Dreamcast ishin Sonic Adventure, Virtua Tennis, Shenmue, Jet Set Radio apo Crazy Taxy, e në këtë platformë sukses shënoi edhe franshiza e NBA 2K.

DKonzola Dreamcast është shitur në 9.1 milionë njësi, derisa Sega në fillim të vitit 2000 u fokusua në prezantimin e lojërave në platformë tjera të “gejmingut”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat