Bezos fillon ndërtimin e orës më të madhe në botë – do të jetë brenda një mali dhe do të kushtojë 42 milionë dollarë

Teknologji

Bezos fillon ndërtimin e orës më të madhe në botë – do të jetë brenda një mali dhe do të kushtojë 42 milionë dollarë

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 23:37
Foto ilustrim

Jeff Bezos është një nga njerëzit më të pasur në planet, me 99 për qind prej nesh që as nuk mund ta imagjinojnë sasinë e dollarëve në llogarinë e tij bankare.

Dhe kështu, Bezos sigurisht që ka “shumë para për të vënë në lojë”, dhe kur keni kaq shumë para në llogarinë tuaj bankare, çfarë duhet të bëni me to?

Ndoshta të ndërtoni një orë gjigante që do të jetë më e gjatë se qytetërimi njerëzor?

E po kjo është një nga idetë e tij e cila së fundmi është duke marrë formë, shkruajnë mediat e huaja.

Në vitin 2018, u njoftua se Bezos kishte investuar në një projekt që do të shihte një orë gjigante 10,000-vjeçare brenda një mali në Teksasin Perëndimor – një orë për të cilën ai do të shpenzojë 42 milionë dollarë.

I gjithë qëllimi i ndërtimit të orës thuhet të jetë që ajo të mund të funksionojë “për një 10 mijëvjeçar” dhe të fuqizohet nga ciklet termike të Tokës.

Ndërtimi i orës ka filluar që atëherë dhe mbetet në vazhdim, por pasi të ketë përfunduar puna, ajo do të jetë 152 metra “në këmbë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat