Startupi finlandez lanson kufjet e reja të realitetit të përzier XR-4

Teknologji

Startupi finlandez lanson kufjet e reja të realitetit të përzier XR-4

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 22:01
Këto kufje përmbajnë realitetin e përzier pra teknologjinë e realitetit virtual dhe atë të shtuar.

Startupi finlandez Varjo që prodhon kufjet të realitetit virtual (VR), të realitetit të shtuar (AR) dhe realitetit të përzier, lansoi të hënën kufjet e tij më të fundit XR-4, një produkt që shpreson t’ua shesë firmave të mëdha.

Kufjet, të cilat fillojnë me një çmim prej 3,990 dollarësh, janë të ngjashme me ato të Meta-s, Microsoft dhe Apple.

Lansimi vjen derisa kompani të ndryshme të mëdha të teknologjisë po vënë baste të mëdha për realitetin virtual dhe të shtuar, që po i shohin si hap tjetër të madh në teknologji, me një ndikim të një shkalle të ngjashme me atë të shpikjes së internetit ose telefonit celular.

Ndryshe nga kufjet e Meta-s që do të jenë për konsumatorë të gjerë, kufjet e Varjos të destinuara për konsumatorë të caktuar.

Për shembull, një pilot që punon për një kontraktues të madh të mbrojtjes mund ta përdorë atë për t’u trajnuar në një simulim të realitetit virtual.

Kufjet XR-4 kanë dy ekrane 4K dhe një fushë shikimi 50 për qind më të gjerë në krahasim me pajisjet e gjeneratës së mëparshme.

Këto kufje përmbajnë realitetin e përzier pra teknologjinë e realitetit virtual dhe atë të shtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat