Amazon prezanton chatbotin me Inteligjencë Artificiale të quajtur Q

Teknologji

Amazon prezanton chatbotin me Inteligjencë Artificiale të quajtur Q

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 22:02
Amazon

Amazon prezantoi të martën një chatbot të ri të quajtur Q, që njerëzit mund ta përdorin në punë.

Produkti i prezantuar në konferencën Reinvent të Amazon Web Services në Las Vegas, përfaqëson përpjekjen më të fundit të Amazon për ta sfiduar Microsoftin dhe Google në softuerë të produktivitet.

Lansimi i këtij chatboti vjen një vit pasi startupi i OpenAI i mbështetur nga Microsoft lansoi chatbotin e tij shumë të njohur tashmë, ChatGPT.

Platforma e Amazon Q është emëruar sipas personazhit në filmat e James Bond ose pas personazhit Q të serisë Star Trek.

Një version paraprak i chatbotit Q është i disponueshëm tani dhe disa nga veçoritë e tij janë falas.

Pasi të përfundojë versioni paraprak, një nivel për përdoruesit e biznesit do të kushtojë 20 dollarë në muaj, por vlen vetëm për një person.

Një version me veçori shtesë për zhvilluesit dhe punonjësit e IT do të kushtojë 25 dollarë në muaj për person.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat