Përmes AI-s, një përdorues shndërron në video imazhin e famshëm që ka bërë xhiron për vite në internet

Teknologji

Përmes AI-s, një përdorues shndërron në video imazhin e famshëm që ka bërë xhiron për vite në internet

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 08:36
Imazhi (‘meme’) i famshëm

Përdoruesi i rrjetit social X e ka shndërruar në video, imazhin (‘meme’) e famshëm përmes teknologjisë së Inteligjencës Artificiale.

Imazhi apo meme-ja që paraqet tre persona ka bërë xhiron me vite të tëra nëpër rrjetet sociale nga përdorues e faqe të shumta.

Inxhinieri, i njohur me llogarinë @fofrAI arriti që këtë meme ta shndërrojë edhe në video të shkurtër, duke krijuar një vazhdimësi të kësaj fotografie.

Me zhvillimin e teknologjisë së Inteligjencës Artificiale janë lansuar edhe platforma të veçanta për krijimin e videove të shkurta përmes imazheve ekzistuese.

Përveç këtyre platformave, ekzistojnë edhe të tjera ndër to edhe programet sikurse për të gjeneruar foto vetëm nga teksti, dhe programe për gjenerimin e zërit të artistëve të famshëm.

Me “shpërthimin” e chatbotit ChatGPT, programet që janë të fuqizuar nga AI po lulëzojnë në mesin e shumë përdoruesve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat