Microsoft lanson funksionin për gjenerimin e imazheve nga teksti, do të jetë i integruar në Paint

Teknologji

Microsoft lanson funksionin për gjenerimin e imazheve nga teksti, do të jetë i integruar në Paint

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 10:53
Kjo veçori ishte më parë e disponueshme vetëm për përdorim të brendshëm.

Microsoft po lanson zyrtarisht funksionin e tij me AI që gjeneron imazhe, i quajtur Cocreator që do të jetë brenda aplikacionit Paint për përdoruesit Windows 11.

Veçoria e integruar për gjenerimin e imazheve nga teksti mundësohet nga modeli DALL-E 3 i OpenAI.

Kjo veçori ishte më parë e disponueshme vetëm për përdorim të brendshëm.

Siç thekson Windows Central, Cocreator në Paint është lansuar gjerësisht, duke u dhënë përdoruesve mundësinë që ta përdorin për të gjeneruar foto nga teksti.

Përdoruesit mund të fusin një përshkrim rreth asaj që ata duan që programi të gjenerojë, dhe Cocreator do të gjenerojë tre imazhe të krijuara, me mundësi për ta zgjedhur se cilin duan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat