Më 5 dhjetor publikohet traileri i GTA 6

Teknologji

Më 5 dhjetor publikohet traileri i GTA 6

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 08:17
GTA 6

Rockstar Games ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social X se traileri i GTA 6 do të publikohet më 5 dhjetor.

Megjithatë, ende nuk dihet se kur do të lansohet video-loja e shumëpritur.

Pavarësisht kësaj, shumë njerëz janë të emocionuar dhe postimi i Rockstar Games në X që njofton lansimin e trailerit ka marrë tashmë 136 milionë shikime prej dje.

Kanë kaluar 10 vjet që kur Rockstar Games publikoi Grand Theft Auto 5, e cila është video-loja e dytë më e shitur ndonjëherë pas Minecraft, pasi ka shitur më shumë se 185 milionë kopje.

Rockstar Games ka gjasa të ketë punuar në GTA 6 për disa vite, por konfirmimin se është duke punuar në këtë lojë e bënë në shkurt të vitit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat