A mund të falimentojë X (ish-Twitter) nën udhëheqjen e Elon Musk?

Teknologji

A mund të falimentojë X (ish-Twitter) nën udhëheqjen e Elon Musk?

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 00:01
Elon Musk

Sulmi i Elon Musk ndaj reklamuesve që bojkotojnë X, i njohur më parë si Twitter, ka habitur ekspertët. Dhe nëse reklamuesit vazhdojnë të largohen dhe nuk kthehen, a mund të mbijetojë X?

Në një shkrim të tij, James Clayton, reporter i teknologjisë në Amerikën e Veriut, kujton një intervistë të Musk, rreth blerjes së X.

Ai tha diçka që, në retrospektivë, ishte mjaft zbuluese, por që “i kaloi pa e vënë re” në atë kohë, kujton më tej Clayton.

Duke folur për reklamat, Musk kishte thënë: “Nëse Disney ndihet rehat duke reklamuar filma për fëmijë [në Twitter], dhe Apple ndihet rehat duke reklamuar iPhone, këta janë tregues të mirë që Twitter është një vend i mirë për të reklamuar”.

Por shtatë muaj më vonë, Disney dhe Apple nuk po reklamojnë më në X – dhe Musk po u thotë kompanive që janë larguar “Vafshi në djall”.

Në një intervistë të zjarrtë të mërkurën, Musk përdori një shkronjë që asocion me “falimentim”, në shenjë se sa shumë po dëmton bojkoti i reklamave, kompaninë.

Dhe ndonëse për një kompani që ai bleu për 44 miliardë dollarë vitin e kaluar, falimentimi mund të duket i paimagjinueshëm, thotë shkrimi i BBC. Por është e mundur.

Për të kuptuar pse, duhet të shikoni se sa i varur është X në të ardhurat nga reklamat – dhe pse reklamuesit nuk do të kthehen.

Edhe pse nuk ekzistojnë shifrat e fundit, vitin e kaluar rreth 90% e të ardhurave të X ishin nga reklamat.

Të mërkurën Musk la të kuptohet për këtë.

“Nëse kompania dështon… do të dështojë për shkak të një bojkoti nga reklamuesit. Dhe kjo do të jetë ajo që e falimenton kompaninë”, citohet të ketë thënë ai.

E Mark Gay, shefi i klientëve në konsulencën e marketingut në Ebiquity, i cili punon me qindra kompani, vlerëson se nuk ka asnjë shenjë se dikush po kthehet aty.

“Paratë janë tërhequr dhe askush nuk po vendos një strategji për të riinvestuar atje”, thotë ai.

Ndryshe, të premten, edhe gjiganti i shitjes me pakicë Walmart njoftoi se nuk po reklamonte më në X.

Pasi Musk u tha reklamuesve që u larguan nga X se “ku të shkonin” në intervistën e së mërkurës, ai tha diçka që i bëri reklamuesit të tërhiqen edhe më shumë.

Jasmine Enberg, analistja kryesore në Insider Intelligence, shton: “Nuk duhet të jesh një ekspert i mediave sociale për të kuptuar dhe ditur se sulmi publikisht dhe personalisht ndaj reklamuesve dhe kompanive që paguajnë faturat e X nuk do të jetë i mirë për biznesin”.

Pra, a mund të falimentojë vërtet X – dhe nëse reklamuesit janë zhdukur përgjithmonë, çfarë i mbetet Musk?

“Kur e intervistova në prill, ishte e qartë se ai e kuptoi se abonimet në X nuk do të zëvendësonin paratë e reklamave”, thekson James Clayton.

“Nëse keni një milion njerëz që janë të abonuar për, le të themi, 100 dollarë në vit, kjo është 100 milionë dollarë. Kjo është një rrjedhë mjaft e vogël e të ardhurave në krahasim me reklamat”, i kishte thënë Musk atij.

Ndryshe, vë në pah shkrimi, në vitin 2022, të ardhurat nga reklamat e Twitter ishin rreth 4 miliardë dollarë. Insider Intelligence vlerëson se këtë vit kjo vlerë do të bjerë në 1.9 miliard dollarë.

Në anën tjetër, kompania ka dy shpenzime kryesore. E para është fatura e personelit. Musk tashmë ka pushuar nga puna mijëra njerëz.

E dyta është i borxhi që Musk mori për të blerë Twitter, në total rreth 13 miliardë dollarë. Reuters ka raportuar se kompania tani duhet të paguajë 1.2 miliard dollarë ose më shumë në pagesa interesi çdo vit.

Nëse kompania nuk mund të shërbejë interesin e huave të saj ose të përballojë të paguajë stafin, atëherë, po, X me të vërtetë mund të falimentojë.

Por ky do të ishte një skenar ekstrem që Musk me siguri do të donte ta shmangte, thotë shkrimi i BBC.

Ai ka opsione. Deri tani gjëja më e thjeshtë për Musk do të ishte të fuste më shumë nga paratë e tij – por duket sikur ai nuk dëshiron ta bëjë këtë.

Andaj Musk mund të përpiqet të rinegociojë me bankat për pagesa “më pak të vështira” të interesit. Ai mund të kërkojë, për shembull, interesin – ku pagesat vonohen.

Por nëse rinegocimi nuk funksionon dhe bankat nuk marrin paratë e tyre, atëherë falimentimi mund të jetë alternativa e vetme dhe në atë pikë bankat mund të përpiqen të shtyjnë për një ndryshim në menaxhim.

Kjo mund të jetë e tmerrshme për reputacionin e biznesit të Musk, dhe gjithashtu do të ndikojë se si Musk mund të huazojë para në të ardhmen.

Dhe në një skenar falimentimi, X thjesht do të ndalonte së punuari?

“Më duket shumë e vështirë për t’u besuar”, thotë Ellias. “Nëse kjo do të ndodhte, do të ishte për shkak se Elon vendosi për një gjë të tillë. Por edhe atëherë, nëse do ta bënte këtë, kreditorët do të kishin mundësinë ta shtynin kompaninë në falimentim, të emëronin një administrues të besuar dhe të “ndiznin dritat përsëri”.

Çfarë pritet nga Musk?

Zgjidhja e qartë për të gjitha këto probleme për X është thjesht të gjejë një rrjedhë tjetër të ardhurash – dhe të shpejtë. Musk sigurisht që po përpiqet.

Ai ka lansuar një shërbim të ri të thirrjeve audio dhe video. Muajin e kaluar ai transmetoi veten duke luajtur videolojëra – ai shpreson se X mund të konkurrojë me aplikacione si Twitch.

Ai dëshiron që X të bëhet “aplikacioni i gjithçkaje”, duke mbuluar gjithçka, nga biseda deri te pagesat online.

X është gjithashtu disponon një thesar të madh të dhënash dhe arkivi i tij i gjerë i bisedave mund të përdoret për të trajnuar chatbots.

Musk beson se këto të dhëna janë jashtëzakonisht të vlefshme.

Pra, X ka potencial.

Por në terma afatshkurtër, asnjë nga këto opsione nuk e mbyll hendekun që reklamuesit kanë lënë.

Kjo është arsyeja pse “shpërthimi profan i Musk” ishte kaq i habitshëm për shumë njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat