Publikohet traileri i GTA 6, video-loja lansohet në vitin 2025

Teknologji

Publikohet traileri i GTA 6, video-loja lansohet në vitin 2025

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 09:00
Rockstar publikoi trailerin 15 orë më herët, pasi rrjedhi në internet.

Rockstar Games ka publikuar trailerin e lojës së shumëpritur Grand Theft Auto 6, duke dhënë kështu një vështrim të asaj se çfarë mund të presim.

GTA 6 është një histori dashurie dhe krimi mes protagonistes së parë femër, Lucia, dhe një mashkulli me rol protagonist.

Rockstar publikoi trailerin 15 orë më herët, pasi rrjedhi në internet.

Video-loja nuk pritet të lansohet deri në vitin 2025 sipas trailerit të publikuar nga Rocktar Games.

Seria e gjashtë do të jetë vazhdimi i hitit të madh të 2013-ës GTA 5, që u bë video-loja e dytë më e shitur e të gjitha kohërave, pas Minecraft.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat