Filtri i TikTokut që tregon sesi do të mund të dukeshit në pleqëri

Teknologji

Filtri i TikTokut që tregon sesi do të mund të dukeshit në pleqëri

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Pas filtrit që u bë viral që kthente rinonte njerëzit, është shfaqur hiti i ti në TikTok që tregon se si do të mund të dukeshit në pleqëri.

Videot e realizuar me filtin e TikTok kanë vërshuar platformën dhe po marrin miliona shikime, e videot me hashtagun “agefilter janë shikuar mbi 704 milionë herë.

“Pleqëria është e bukur”, ka shkruar tiktokerja 28-vjeçe Jacuqie në videon e saj që përdori këtë filtër.

Megjithatë, ka pasur edhe prej atyre që janë ankuar në rezultatet, duke folur për atë sesi dukeshin “si përbindësha në kanalizim”, derisa disa habiteshin me ngjashmërinë që kishin me prindërit e tyre.

“Po shndërrohem në nënën time”, ka shkruar tiktokerja Carrie në videon e saj.

Aktori Jonathan Bennet ka shkruar përbri videos: “Kjo më ka emocionuar shumë, sikur të kem parë sërish babanë tim të ndjerë. Më mungon shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat