Gemini mund të jetë më i zgjuar se GPT-4, thotë Google

Teknologji

Gemini mund të jetë më i zgjuar se GPT-4, thotë Google

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Javën e kaluar, Google lansoi chatbotin e saj me Inteligjencë Artificiale Gemini, për të cilin gjiganti teknologjik thotë se mund të jetë më i zgjuar se versioni GPT-4 i ChatGPT-s.

Gemini përbëhet nga tre modele të ndryshme që ndryshojnë në madhësi dhe aftësi.

Modeli i tij më i avancuar, Gemini Ultra – i cili ende nuk është i disponueshëm për publikun – është krijuar për “detyra shumë komplekse” dhe e tejkalon GPT-4 në disa fusha, thotë Google.

Këto fusha përfshijnë zgjidhjen e detyrave matematikore, gjithashtu edhe gjenerimin e kodeve në gjuhën programuese Python.

Google madje ka publikuar një tabelë, në të cilin bën krahasimin me përqindje midis kapaciteteve të  Gemini Ultra dhe GPT-4.

ChatGPT i krijuar nga OpenAI ka fituar popullaritet të madh prej kur u lansua një vit më parë, që përdoret për detyra të shumta.

Duke parë përdorimin në rritje, gjigantë të shumë të teknologjisë kanë punuar për të lansuar mjete të ngjashme me Inteligjencë Artificiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat