Roboti humanoid i Tesla-s, Optimus Gen 2 është më i shpejtë, më i lehtë dhe madje mund të kërcejë

Teknologji

Roboti humanoid i Tesla-s, Optimus Gen 2 është më i shpejtë, më i lehtë dhe madje mund të kërcejë

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 08:09
Foto ilustrim

Tesla prezantoi ditë më parë robotin humanoid të përditësuar Optimus Gen 2, për të cilin supozon se është me veçori të përmirësuara.

Ky version është më i shpejtë, më i lehtë nga pesha dhe madje mund të kërcejë.

Një përditësim i dukshëm në Optimus Gen 2 është lëvizshmëria e tij e përmirësuar.

Roboti i Tesla-s, tani gjithashtu mund të ecë 30 për qind më shpejt se sa versioni paraprak.

Përveç këtyre përmirësimeve të dukshme, Optimus Gen 2 gjithashtu përmban duar krejt të reja. Një nga pjesët më të vështira për ta bërë një robot të dobishëm humanoid janë duart.

Duart duhet të jenë mjaftueshëm të forta për të mbajtur pesha të konsiderueshme, por edhe precize për të trajtuar objekte delikate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat