WhatsApp ka prezantuar një opsion praktik që do t’ju kursejë gjatë bisedës

Teknologji

WhatsApp ka prezantuar një opsion praktik që do t’ju kursejë gjatë bisedës

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

WhatsApp ka prezantuar një veçori të re që do të bëjë bisedat dhe koordinimin e takimeve më të lehtë për përdoruesit e saj.

Funksioni i ri i quajtur “Mesazhet e gozhduara” aktualisht është i disponueshëm në telefonat Android dhe në WhatsApp Web.

Ky funksion është i dobishëm për bisedat në grup, ku informacioni për takime dhe ngjarje të ardhshme do të mbetet i dukshëm në pjesën e sipërme të bisedës.

Gjithashtu mund të shfrytëzohet edhe për bisedat mes dy personave, për të ruajtur mesazhe të rëndësishme dhe informacione të nevojshme.

Është e rëndësishme të theksohet se përdoruesit do të jenë në gjendje të gozhdojnë vetëm një mesazh në një kohë, për të cilin mund të vendosin një kohëzgjatje prej 24 orë, 7 ditë, ose 30 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat